TEL PP: 0800 44 55 (nga Shqiperia)
unet.skype
00355 66 222 0000

shop.unionnet.al

Politika e Privatësisë

Informacioni juaj personal

Ju mund të kufizoni marrjen (mbledhjen) apo përdorimin e informacionit tuaj personal në mënyrat si me poshte:

- kurdohere që ju kërkohet të plotësoni një formular në kete WebShop, nese ka te tille, klikoni ne kutinë (Ang. Checkbox) per te perzgjedhur  opsionin se ju nuk doni qe informacioni juaj personal të përdoret nga dikush për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë. Ne rast se nuk ka nje kuti (Checkbox) te tille dhe ju vazhdoni te perdorni kete WebShop, do te konsiderohet se ju pranoni qe informacioni juaj personal te perdoret per qellimin e lartpermendur.

- edhe në qoftë se ju fillimisht keni rënë dakord për sa me lart, nese deshironi qe ne te nderpresim dergimin e materialeve informuese apo promovuese, në çdo kohë mund te shkruani tek info@udsa.al dhe ne nuk do te kryejme me marketing të drejtpërdrejtë drejt jush.

Ne nuk do ta shpërndajme, shesim, apo japim me qira informacionin tuaj personal asnje pale të trete, pervec rastit kur ky informacion kerkohet zyrtarisht, nga autoritetet shteterore apo ndonje institucion tjeter ne perputhje me legjislacionin perkates ne Republiken e Shqiperise.

Ne mund të përdorim informacionin tuaj personal për t’ju dërguar informacion promovues, në lidhje me palë te treta që ne mendojmë se mund t’ju interesojne.

Nëse mendoni se i gjithe informacioni juaj (apo nje pjese e tij) qe ne e disponojme është i pasaktë ose i paplotë, ju lutemi na shkruani me email. Ne nga ana jone sa më shpejt të jetë e mundur do te kryejme korrigjimet perkatese.

Ne lidhje me sa me lart, ju veme gjithashtu ne dijeni, se ne do t’i permbahemi dispozitave te Ligjit Nr. 9887, i dt. 10 mars 2008 mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale, qe eshte në fuqi në Republikën e Shqipërisë si dhe ndryshimeve apo shtesave qe mund te pesoje ky ligj me kohe.

UNION DISTRIBUCION SERVIS ALBANIA sh.p.k. (UDSA)
Auto-City, Vorë, Autostrada TR – DR, Km. 8
Tiranë, 1051
Republika e Shqipërisë
T: 0800 44 55 (nga brenda Shqipërisë)
T: 00355 66 222 000 (edhe Viber)
S: unet.skype
E: korrespondence@udsa.al