TEL PP: 0800 44 55 (nga Shqiperia)
unet.skype
00355 66 222 0000

shop.unionnet.al

Politika e Kthimeve

 

(1) Hyrje

Jemi ne dijeni se ndonjehere Ju mund te doni qe produktet e blera ne kete WebShop t’i ktheni mbrapsht.

Ne kemi perpiluar kete politike qe parashikon nje periudhe prej 30 ditesh brenda se ciles, në rrethana të përshtatshme, ju mund t’i ktheni mbrapsht produktet.

 

(2) Kthimet

Ju do te mund te ktheni mbrapsht nje produkt, me kusht qe:

 (a) ne do ta pranojme produktin brenda 30 ditëve, pas datës së blerjes;

 (b) produkti qe kthehet eshte i papërdorur, në paketimin e tij origjinal, me etiketat etj ose ndryshe ne nje gjendje te tille që na mundëson rishitjen e produktit si te ishte i ri;

 

(3) Procedura e Kthimit

Në mënyrë që të përfitoni te drejten tuaj nga kjo politike kthimi, ju duhet te na dërgoni një e-mail, ku shpjegoni arsyen e kthimit te produktit. Një përfaqësues i sektorit tone te shitjes do t’ju kontaktojë me pas jo më vonë se 3 ditë pune, në mënyrë që të vazhdojmë me procedurën e kthimit.

 

(4) Përjashtimet

Llojet e produkteve në vijim nuk mund të kthehen, sipas kesaj politike:

(a) Ushqimet, pijet dhe prodhimet e tjera qe mund te skadojne brenda periudhës së përcaktuar në nenin 1 dhe 2 më sipër;

(b) Produktet jo-materiale, in-tanxhibile (Ang. Intangible), te formes digitale, duke perfshire, por pa u kufizuar, ne: abonime te te gjitha llojeve, ne vecanti abonime ne sherbime televizive dhe telekomunikuese me parapagese (Ang. Prepaid PayTV), etj.

(c) Sherbime transporti dhe turizmi, duke perfshire, por pa u kufizuar ketu: sherbime taksi, sherbime transporti nderkombetar, sherbime te ndryshme turistike.

 

(5) Kthimet

Ne do t’ju rimbursojme te gjithe cmimin e nje produkti te kthyer, konform kesaj politike, por pa perfshire ketu kostot e dergimit te produktit tek ju dhe ato kosto qe mund te kemi perballuar kur ju e keni kthyer produktin tek ne.

 

(6) Kthimet e parregullta

Ne rast se ju keni kthyer nje produkt tek ne ne kundershtim ne nje apo me shume pika te kesaj politike, ne:

 (a) nuk do t’ju rimbursojme dhe as nuk do t’ju dergojme nje produkt tjeter;

 (b) ne do t’e mbajme produktin qe na e keni kthyer, derisa ju te na i kompensoni kostot qe ne mendojme se na takojne per t’ju derguar nje produkt tjeter te ri.

 

UNION DISTRIBUCION SERVIS ALBANIA sh.p.k. (UDSA)
Auto-City, Vorë, Autostrada TR – DR, Km. 8
Tiranë, 1051
Republika e Shqipërisë
T: 0800 44 55 (nga brenda Shqipërisë)
T: 00355 66 222 000 (edhe Viber)
S: unet.skype
E: korrespondence@udsa.al