TEL PP: 0800 44 55 (nga Shqiperia)
unet.skype
00355 66 222 0000

shop.unionnet.al

TERMAT DHE KUSHTET E PERDORIMIT TE shop.unionnet.al

Faqja e internetit shop.unionnet.al eshte nje dyqan virtual, qe ne vijim do t’i referohemi si “WebShop”.

Këto Terma dhe Kushte rregullojne përdorimin e WebShop-it tone nga ana juaj.

Këto Terma dhe Kushte të përdorimit te WebShop-it tone nga ana juaj jane perpiluar dhe aprovuar nga strukturat perkatese te kompanise sone.

Ju lutem lexojini këto Terma dhe Kushte para se të përdorni këtë WebShop. Nëse ju nuk jeni dakord dhe nuk i pranoni këto Terma dhe Kushte përdorimi, ju lutemi te hiqni dore nga përdorimi i ketij WebShop-i.

Ne te kunderten, nese ju vijoni me perdorimin e kesaj faqeje, do te konsiderohet se ju i keni pranuar Termat dhe Kushtet ne vijim:


AKSESIMI I WebShop-it

1.1 Regjistrimi (hapja e nje llogarije ne kuader te ketij WebShop-i) nuk është e domosdoshme per te bere blerje ne kete WebShop. Megjithatë, pjese te veçanta te këtij WebShop-i do te jene ne dispozicion vetem per klientet e rregjistruar.


PËRDORIMI I WebShop-it

1.2 Ky WebShop mund të përdoret për qëllimet tuaja personale dhe private në përputhje me këto kushte përdorimi.

1.3 Ju mund të printoni dhe shkarkoni materiale nga ky WebShop, me kusht që ju të mos modifikoni apo riprodhoni permbajtjen, pa pëlqimin tonë paraprak me shkrim.


DISPONUESHMERIA E WebShop-it

1.4 Ne, nga ana jone i kemi marre të gjitha masat e arsyeshme per te siguruar disponueshmerine e ketij WebShop-i 24 ore ne dite. Megjithatë, mund te ndodhe qe per aresye te ndryshme teknike apo te natyre tjeter, ky WebShop mund te mos jete jete ne dispozicion ne periudha te caktuara kohe. Ne nuk do të mbajme përgjegjësi per rastet kur ky WebShop nuk është në dispozicion në çdo kohë.

1.5 Ne ato raste kur do te jete e mundur, gjithmonë do te përpiqemi të paralajmerojme per ngjarjet apo veprimet te cilat mund te cojne ne mos disponueshmerine e WebShop-it per nje periudhe te caktuar, por ne cdo rast nuk do të jemi te detyruar të sigurojme se njoftime të tilla do te kryhen.

 

MATERIALET E VENA NE DISPOZICION NGA VIZITORI

1.6 Çdo material dhe/ose informacion qe nje vizitor poston ne kete WebShop do te konsiderohet si jo-properitar dhe jo konfidencial. Ne kemi të drejtë ta kopjojme, ta bejme te ditur, shpërndajmë ose ta përdorim për qëllime të tjera qe ne i gjykojnë të përshtatshme. Ne kete menyre mund te perdoret i gjithe informacioni dhe/ose materialet qe na jane dhënë, me përjashtim të informacionit tuaj personal, përdorimin e të cilit e rregullon Politika e Privatesise.

1.7 Gjate perdorimit te ketij WebShop nese ne te postoni ndonje material dhe/ose informacion, sigurohuni se keni te gjithe autorizimet e nevojshme per perdorimin e ketyre materialeve dhe/ose informacioneve si dhe sigurohuni se materialet dhe/ose informacionet nuk kane permbajte diskriminuese, të pahijshme, pornografike, shpifëse, qe nxit urrejtje racore, kombetare ose te cfaredo lloji tjeter, qe cenon konfidencialitetin ose privatësine e te tjereve, qe mund të shkaktojë bezdi apo shqetësim për të tjerët, qe perben inkurajim per sjellje që mund te konsiderohen vepra penale, ose qe ne cfaredo lloj menyre eshte ne kundershtim me Ligjet ne fuqi ne Republiken e Shqiperise.

Qe ka natyre te demshme, duke perfshire, por duke mos u kufizuar ne: viruse kompjuterike, kuaj troje (Ang. Troyan), të dhëna të korruptuara, apo programe të tjera te demshme, apo potencialisht të dëmshme.

1.8 Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet e zbatimit të ligjit apo do te zbatojme cdo urdhër gjykate qe na kerkon informacion lidhur me identitetin apo detaje të tjera të çdo personi qe me postime te ndonje materiali dhe/ose informacioni në këtë WebShop ka kryer shkelje të paragrafit 1.7.


LIDHJET DREJT FAQEVE TE TJERA

1.9 Ne kete WebShop ju mund te gjeni edhe lidhje drejt faqeve te tjera interneti te paleve te treta. Ekzistenca e nje lidhjeje ne WebShop-in tone drejt cilesdo faqe nuk do të thotë se ne miratojmë permbajtjen e asaj faqeje interneti. Nëse ju vizitoni ndonjë faqe interneti te drejtuar nga nje lidhje ne WebShopin tone, ju e bëni këtë nen pergjegjesine tuaj.


LARGIM NGA PERGJEGJESIA

1.10 Ne nga ana jone do te marrim te gjithe hapat e mundshem dhe te arsyeshem qe te sigurohemi se informacioni ne kete WebShop te jete i sakte dhe i perditesuar, por per aresye te natyrave te ndryshme ekziston mundesia qe kjo gje mund te mos sigurohet gjate gjithe kohes.

1.11 I gjithe informacioni i dhene ne kete WebShop eshte pa asnje lloj garancie te cfaredo lloji. Perdorimin e ketij informacioni mund ta beni vetem ne diskrecionin tuaj.


PËRJASHTIMI I PËRGJEGJËSISË

1.14 Ne nuk pranojnë përgjegjësi për ndonjë humbje ose dëmtim që ju mund te pesoni si rezultat i përdorimit të këtij WebShop.


LIGJI DHE JURIDIKSIONI

Këto Terma dhe Kushte përdorimi janë të shkruara ne gjuhen shqipe, konform ligjeve dhe nen autoritetin e Republikes se Shqiperise. Çdo mosmarrëveshje që mund te linde në lidhje me këto Kushte dhe Terma përdorimi eshte subjekt i juridiksionit ekskluziv të gjykatave të Republikës së Shqipërisë.

 

UNION DISTRIBUCION SERVIS ALBANIA sh.p.k. (UDSA)
Auto-City, Vorë, Autostrada TR – DR, Km. 8
Tiranë, 1051
Republika e Shqipërisë
T: 0800 44 55 (nga brenda Shqipërisë)
T: 00355 66 222 000 (edhe Viber)
S: unet.skype
E: korrespondence@udsa.al